Krimi në Kamëz, babai i autorit: Djali një monstër, të varet

Mes tronditjes dhe fajit mbi supe të krimit të rëndë që ka bërë i biri, Petrit Kurti ka marrë vendimin që kurrë një prind nuk e merr. Jo vetëm që e quan monstër për vrasjen, por babai i 28-vjeçarit Vladimir Kurti, kërkon që shteti të rikthejë dënimin kapital, atë të varjes.

I përlotur, dhe i vetëdijshëm që nuk ka fjalë që të ngushëllojë familjen Buci, ai sërish i kërkon falje. Petrit Kurti thotë se po tenton të ndërmjetësojë me familjen e Agim Bucit, që t’i shkojë për ngushëllim, por deri tani nuk e ka marrë askush përsipër, pasi është i vetëdijshëm që ngjarja është shumë e rëndë.

Ai i drejtohet Presidentit, Kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit që të rishikojnë ligjin dhe të kthehet dënimi me vdekje. E ky ligj, ai kërkon që të zbatohet së pari me djalin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ne nuk jemi kështu. Nuk kemi qenë kurrë. Po rrisim mostra”, shprehet babai i Vladimir Kurtit për ”Panoramën”. I tronditur për atë që i ndodhi familjes Buci dhe që shkaktar i asaj ngjarjeje është djali i tij, Petrit Kurti thotë se i mirëkupton ata edhe nëse nuk e pranojnë faljen e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse banojnë në të njëjtën zonë, babai i Kurtit thotë se nuk e njihte më parë familjen Buci. Për këtë arsye po tenton të ndërmjetësojë me persona që ka njohje të përbashkëta me atë familje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?