Krimi në market, detaje të reja për policin që vrau 29-vjeçarin

Policin Arbër Sula është i shpallur në kërkim për vrasjen e Jurgen Dukës pas një sherri banal në një market. Agjenti i krimeve në Dibër njihej si një efektiv i qetë, ndërsa ditën e sotme ishte caktuar të kryente testin e drogës.

Ky proces ka nisur prej disa javësh në radhët e punonjësve të Policisë së Shtetit, ku deri tani me dhjetarë policë janë larguar nga detyra.

Sula qëlloi me pistoletë mbi Jurgen Dukës gjatë një konflikti në një market në rrugën “Irfan Tomini” dhe më pas 29-vjeçaroi ndërroi jetë në spital.

SHKARKO APP