Krimi në Shkodër, Sula: Shteti e ka mendjen si të burgosin opozitën

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka komentuar krimin në Shkodër, ka akuzuar ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e Policisë së Shtetit si përgjegjës, pasi i sipas tij, i kanë “hapur krahun” krimit të organizuar. Ai gjithashtu i bën thirrje autoriteteve që të bëjnë çmos për të kapur autorët.

”Shteti nen pushtetin e bandave. Tronditëse ngjarja në Shkodër. Kriminelët morën jetë mu në mes të ditës. Organet e rendit duhet të ngrihen në këmbë e të kapin autorët.

Për fatin e keq të shqiptarëve, ky është realiteti në Shqipëri. Ministër i Brendshëm dhe Drejtori i Policisë së Shtetit ngrihen në mëngjes dhe flenë duke menduar se si të burgosin e përndjekin opozitën ndërsa bandave, krimit të organizuar i hapin krahun.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rendi publik ka rënë në Shqipëri. Siç kanë konfirmuar edhe komunikimet në aplikacionet sekrete, Shumica e Drejtuesve të Policisë së Shtetit janë në shërbim të krimit të organizuar”, shkruan Sula.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?