Krimi në shtëpinë e policit, ja pistat ku po hetohet
Merita Hajdari, gruaja e një polici në qytetin e Durrësit është gjetur e vdekur. Ngjarja ka ndodhur në hënën, ku rreth orës 13:20, 47-vjeçarja është gjetur e pajetë.
Ajo ka marrë një plumb në kokë, ndërsa pranë trupit është gjetur edhe një armë, me të cilën dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës. Trupi i saj është pikasur nga të afërmit. Burime policore bëjnë me dije se viktima është bashkëshortja e Sherfit Hajdarit, që është polic në portin e Durrësit.
Të afërmit dëshmuan se kishin dëgjuar nga jashtë banese sherrin mes çiftit, ndërsa shtojnë se kur hynë në banesë panë gruan të vrarë me një armë zjarri. “Dëgjuam që çiftit po zihej dhe po bërtisnin. Por nuk ishin brenda në shtëpi në atë moment. Kur hymë brenda në shtëpi, Merita kishte vdekur dhe ishte pa shenja jete. Por nuk pamë se çfarë ndodhi”, mësohet të jenë shprehur të afërmit e viktimës.
Ndërkohë ekspertiza ka konkluduar se arma e përdorur është e bashkëshortit të saj, Sherif Hajdari me detyrë efektiv policie në Durrës. Grupi hetimor, sakaq është duke hetuar për motivet e zënkës mes çiftit, duke e përqendruar çështjen tek dy pista; atë të vrasjes por edhe të vetëvrasjes.
Kjo ngjarje vjen pak ditë, pas ngjarjes së rëndë në Tiranë. Enkelajda Hallunaj, bashkëshortja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj, i dha fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i katit të 8-të të pallatit ku jetonte.
KOHA JONË SONDAZH

