Krimi në Vlorë, në pranga shënjestra e atentatit

Armando Sulejmani, i njohur edhe me nofkën “Çipuri”, është arrestuar nga Policia e Vlorës një ditë pas atentatit në zonën e Ujit të Ftohtë, ku mbeti i plagosur. Lajmi mësohet nga burime hetimore dhe bëhet me dije se Armando Sulejmani akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Në vendin e ngjarjes ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagos 43-vjeçari, u gjet një pistoletë. Sipas hetuesve, dyshohet se arma i përket pikërisht Armando Sulejmanit. Ndërkohë, në komisariat u shoqëruan edhe persona të tjerë, por më pas janë lënë të lirë.

Sulejmani është personazh i njohur i botës së krimit në Vlorë. Në vitin 2016, ai i kishte shpëtuar një tjetër atentati me armë, ku mbeti i plagosur lehtë në krah. Para 3 vitesh “Çipuri” kishte dalë nga qelia pasi ka qenë i dënuar për vrasje me 20 vite burg. Ai njihet si anëtar i bandës së Gaxhait.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesditën e së dielës, Armando Sulejmani ishte pasagjer në makinën Volkswagen që u qëllua me breshëri kallashnikovi tek Uji i Ftohtë. Nga të shtënat mbetën të vrarë Arjan Hasani dhe Orest Hoxha. Kurse Armando Sulejmani mbeti i plagosur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky i fundit mendohet se ka qenë shënjestra e atentatit. Ai u dërgua në spital me makinë private. Në fshatin Babicë u gjet një makinë e djegur dhe tre kallashnikovë brenda saj që dyshohet të jenë përdorur nga atentatorët. Hetimet e uniformave blu vazhdojnë për të identifikuar dhe arrestuar atentatorët, ndërsa dyshohet se pistë e ngjarjes të jetë hakmarrja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?