Krimi rëndë në familje/ Burri godet gruan me sëpatë, e moshuara dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Fush-Krujë. Bashkëshorti qëllon me sëpatë gruan pas koke, ngjarja e rëndë në fshatin Breg Shkozë të Fushë Krujës. Burri 72-vjeçar, Qazim Budlla pas një zënke për motive të çastit ka qëlluar gruan e tij Vasilika Budalla, 79 vjeçe.

Gruaja mësohet se fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është transportuar për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës.

72-vjeçari Budlla dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor, ndërsa mësohet se edhe më herët e ka dhunuar gruan pasi kjo e fundit ka shenja të shumta në trup.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?