“Kriminale dhe e papranueshme” Basha viziton banorët e përmbytur në Rrushkull
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi sot banorët e fshatit Rrushkull në Sukth, që janë dëmtuar rëndë nga përmbytjet e ditëve të fundit.
Basha e ka cilësuar këtë situatë të krijuar si kriminale dhe të papranueshme, ndërkohë që shton se qeveria duhet t’u vijë në ndihmë banorëve me ujë dhe medikamente.
“Dhe faturën e paguani ju. Një faturë të kripur. Kjo është e para. E dyta, që është për mua e pafalshme, e papranueshme, ndërkohë që njerëzit janë në këtë situate, ja siç është kjo shtëpi këtu, edhe 10 herë më keq kam parë shtëpitë në Shkodër, Lezhë, këtu duke ardhur rrugës. Ndërkohë që ju jeni në këtë situatë pa ujë, të përmbytur ministrat e qeveris shtrohen për shtat palë qejfe në restorantet më luksoze të Emirateve.
Kjo është kriminale, është e papranueshme. Duhet një qeveri të mendojë për njerëzit jo një qeveri që mendon për veten, sepse ky vend nuk është i varfër, ky vend është i vjedhur, siç e the dhe vetë. Nuk ka asnjë pengesë në shtet dhe në qeveri që mendon për ju ta bëjë investimin deri në fund jo ta lërë përgjysmë, po kur mendon për vete, gjysmën e vjedh, e bën punën përgjysmë, dhe ja se si përfundon pastaj, kush e paguan faturën, e paguani ju. Nuk ka asnjë arsye që në situatë emergjence mos t’iu vijë ndihma e ujit të pijshëm, apo me ato që mund të kenë nevojë disa familje, mund të kenë nevojë për medikamente“, tha Basha.