”Krisen” muret e qelive 41 biss, grevë nga 6 super të izoluar

Gjashtë të burgosur në Shqipëri janë pjesë e regjimit të ashpër 41 biss, ku pretendojnë se shteti po i trajton në mënyre çnjerëzore. Avokatët e tyre deklaruan se klientët kanë hyrë në grevë urie, por ky informacion nuk konfirmohet nga drejtoria e përgjithshme e burgjeve.

Eldi Çala, Klement Cala, Redjan Rraja, Viktor Ymeri, Fatmir Pjetri dhe Arbër Çekaj kanë kërkuar pesë ditë më parë që të rishikohen kushtet në qelite ku secili mbahet i izoluar i vetëm. Në regjimin e ashpër 41 biss të gjitha janë të ndaluara, me përjashtim të librave që edhe ato kontrollohen nga biblioteka e burgut.

Ndryshe me të burgosurit e tjerë që u lejohen ushqime nga të afërmit, të konsideruarit si më të rrezikshmit prej SPAK janë të detyruar të konsumojnë vaktet që gatuhen në qeli nga burgu si vezë, çaj, pilaf apo mish e qumësht.

Ajo që mund të konsiderohet në kufijtë e një skandali, është pyetja: si ka mundësi që këta 6 të burgosur që mendohet të jenë të izoluar maksimalisht, janë marrë vesh me njëri-tjetrin? /TCH/

SHKARKO APP