Krishtlindja sjell paqe në politikë, Beci shtrëngon duart me Boçin në Shkodër
Aktualitet E Mërkurë, 25 Dhjetor 2024 16:14
Festa e Krishtlindjes është festa e paqes, harmonisë dhe solidaritetit mes njerëzve. Këtë e ka treguar edhe në Shkodër, jo vetëm mesazhi i krerëve të besimeve fetare, por edhe të institucioneve. Kjo festë ka zbutur edhe politikën, teksa shohim që në Shkodër kryebashkiaku Benet Beci, ka uruar dhe ka shtrënguar duart me drejtuesin politik të PD-së, Luçiano Boçi gjatë vizitave zyrtare në katedralen e Shkodrës.