Krishtlindje në çadra, fëmijët në Manëz mbajnë ndezur dritat e festave

Në Manëz ku jetojnë dhjetëra familje të prekura nga tërmeti, Krishtlindja dhe Viti i Ri do të festohen me ushqimet e shtruara në dysheme. Edhe pse ka pak shenja gëzimi, tradita do të ndiqet, sidomos për fëmijët që përpiqen ti shtojnë drita pamjes gri që u solli tërmeti.

Kjo pemë e vendosur në hyrje të kampit ku strehohen familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, është e vetmja shenjë që lajmëron festat e fundit të vitit për më shumë se 100 banorët e përkohshëm.

Nënë Bardha jeton e vetme në këtë kontejner. Duke folur për kushtet e vështita thotë se festimet mbeten vetëm dëshirë.

“Gatuaja mish derri në tepsi, arra, biskota, pije sa të doni. Këtë vit, ça do të bëjmë. Çfarë Krishtlindjesh kam unë këtu?! Nuk kam.”

Në çadra mungojnë shenjat e festave, madje as tryeza ku do të shtrohen ushqimet. Por në tokë, Krishtlindja dhe Viti i Ri do të festohen.

“Do ta bëj edhe sivjet për hir të nënës.”

Edhe pse ushqimin e sigurojnë vetë, në këtë ditë feste, do të vendosin disa gatime më shumë në dyshemenë e çadrës.

“Do të blej pulë ose mish ta skuqi diku jashtë dhe ta ha këtu në çadër.”

Fëmijët janë ata që i gëzojnë më shumë festat e fundit të vitit, ndaj dhe i kanë nisur festimet që në mëngjes.

“Kam qejf të bëj kek, do të ndihmoj tezen të bëjë kek. Pastaj do ju them juve hajdeni.”

Ora News - Krishtlindje në çadra, fëmijët në Manëz mbajnë ndezur dritat e festave

/Ora News

SHKARKO APP