Krisje mes Berishës dhe Metës? Boçi: S’ka ngërç, nuk e dimë nëse ka qenë i detyruar apo me vullnet të lirë

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi e quan antikushtetues aktin e Presidentit Ilir Meta me dekretin për Bajram Begajn, pasi sipas tij zbatimi i ligjit fillon që në momentin që ai propozohet si kandidat.

Për të Begaj e mbante gradën e ushtarakut në momentin që është kandiduar e më pas zhdekretimi nga detyra u bë vetëm pak para nisjes së seancës së posaçme ku u votëbesua për të mbajtur postin e Presidentit për 5 vitet e ardhshme.

A ka Sali Berisha një ngërç me Ilir Metën? Deputeti e mohoi një gjë të tillë, ndërsa shtoi se nuk dihet se në çfarë rrethanash ka firmosur Meta në Stamboll, ka qenë i detyruar apo me vullnetin e tij të lirë.

“Nuk ka ngërç, nuk i dimë rrethanat që ka qenë i detyruar apo ka qenë mirëkuptuar vetë për të ç’dekretuar. Nuk mendoj që ka pasur një cedim marrëdhëniesh apo ngërçesh që kanë prodhuar një gjë të tillë, edhe në momentin që Meta e gjykon në ushtrim të pozicionit është e drejta e tij”.

SHKARKO APP