Krisje mes De Biasit dhe Dukës?!

Marrëdhëniet mes trajnerit Gianni De Biasi dhe Armando Dukës duket se nuk janë aq të ngrohta sa ishin pas ndeshjes me Danimarkën.

Humbja me Portugalinë e ka trazuar disi gjendjen në kampin kuqezi.

Kështu, pas shpërthimit të Kaçes që u bë gati të lërë kombëtaren, por e ktheu vendimin pas ndërhyrjes së Dukës, duket se një problem i ri ka dalë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fati i De Biasit, ashtu si edhe i Shqipërisë do të përcaktohet nga rezultati i dy ndeshjeve të ardhshme me Serbinë dhe Armeninë.

Swiss Digital Mobile Reklama

De Biasi duhet të firmoste kontratën e re me FSHF menjëherë pas ndeshjes me Portugalinë, por humbja bëri që Duka ta shtyjë sërish rinovimin.

De Biasi kishte kërkuar rinovim që në muajin qershor, por atëherë Duka e shtyu për në shtator.

Megjithëse ende nuk ka folur De Biasi nuk është aspak i kënaqur nga kjo shtyrje e re.

Nëse italiani nuk arrin të marrë pikët e nevojshme kundër Serbisë dhe Armenisë, përveç dështimit të kualifikimit në Euro 2016, pritet të dështojë edhe rinovimi i De Biasit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?