Krisma armësh dhe të plagosur në lokalin e VIP-ve në Jalë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Folie Marine, Jalë.

Mësohet se gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm rreth, orës 4 :30 minuta ka pasur të shtëna me armë, dhe sipas burimeve për JOQ Albania, një person ka mbetur i plagosur në këmbë.

Bëhet e ditur se ai ndodhet në spitalin e Vlorës dhe se është jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe ka rrëfyer ngjarjen, shoqëruar me video nga skena e ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai thotë se shkallët u lanë me gjak dhe se kishte njerëz që vraponin nga frika sepse nuk kuptonin se çfarë po ndodhte.

Po ashtu ai tregon se kishte dhe nga ata që u shtrinë në tokë nga frika.

Mesazhi i plotë:

Plasi dje tek folie marine. U be nami. Nuk kam fjale, erdhi ambulanca u plagosen njerëz. U be kasapane, te gjithë u shtrine ne toke si ne filma.‘’

Del videoja nga Folie Marie/ Njerëzit shpërndahen të terrorizuar, njolla gjaku kudo on Vidnews.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?