Kristina Morava, LSI Korçë: Dishnica e lënë në harresë nga mungesa e vullnetit politik dhe politikave klienteliste

Kristina Morava nga radhët e LSI, Korçë përmes një postimi në rrjetin social Facebook deklaron se fshati Dishnicë është lënë në harresë nga mungesa e vullnetit politik dhe politikave klienteliste. Morava shton se banorët e zonës përballen me problematika të ndryshme në fushën e infrastruktures, bujqësisë dhe nivelit të ulët të ekonomisë.
“Sot është koha që banorët e këtij fshati të kenë investimin e merituar. Ne 25 Prill me shumë investim për Dishnicën. Në 25 Prill me shumë shërbime,dhe vënde pune për të rinjtë”, shkruan mes të tjerash Kristina Morava, LSI Korçë.
Postimi i plotë: 
Dishnica ky fshat që është vetëm 3 km larg nga Korca është lënë në harresë falë politikave oligarkike dhe mungesës së vullnetit politik.
Banorët e zonës përballen me problematika të ndryshme në fushën e infrastruktures,bujqësisë dhe nivelit të ulët së ekonomisë.
Përsa i përket infrastrukturës, vërehet që një pjesë e madhe e fshatit akoma nuk ka të shtruara rrugët kryesore,ku disa rrugë janë nën pushtetin e ujit si pasojë e rreshjeve të shiut apo dëborës.Banorët paguajnë pa hezitim taksat por kur vjen momenti për investime as nuk përfillen pasi fillimisht për Bashkinë vijnë interesat e oligarkëve.
Bujqësia gjithashtu është një problematikë tjetër e pashmangshme për fermerët e zonës. Kjo vjen si rrjedhojë e uljes së nivelit të ekonomisë familjare dhe mungesës së tregut për shitje.
Këtu gjithashtu përballemi dhe me papastërtitë e lumit të fshatit,i cili vjen si pasojë e mos ndërhyrjes së politikës Bashkiake,të deri tanishme. Ky është një shqetësim i madh dhe për banorët përreth lumit pasi është dhe nxitës së infeksioneve apo aromës së pakëndshme.
Kështu,e lidhur zinxhir, vjen papunësia dhe nxitja e emigracionit.
Sot është koha që banorët e këtij fshati të kenë investimin e merituar.
Ne 25 Prill me shumë investim për Dishnicën.
Në 25 Prill me shumë shërbime,dhe vënde pune për të rinjtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?