Kriteret e reja për në Universitet, formula për fakultete të ndryshme

Universiteti i Tiranës ka publikuar kriteret me të cilët maturantët duhet të përllogarisin pikët e tyre para se të aplikojnë për të vazhduar studimet.

Rektori i UniversitetitTiranës, Mynyr Koni, në konferencën për shtyp të mbajtur sot, lidhur me kriteret e pranimit në programet e Ciklit të Parë të Studimeve në njësitë kryesore të UniversitetitTiranës për vitin Akademik 2017-2018, vuri në dukje se reforma e re zhduku hendekun mes universiteteve publike e private.

“Hendeku mes institucioneve private dhe publike është hequr dhe kjo është një mundësi shumë e mirë për studentët”, tha ai. Lidhur me çështjen e transferimeve të studentëve, Koni u shpreh se kjo është e ligjshme dhe nuk mund të ndryshojë në asnjë reformë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Fakulteti për Gjuhët e Huaja, një risi për këtë vit ka që të gjitha notat e provimeve gjatë tre viteve të shkollës së mesme, shtuar dhe notat e provimeve të maturës që janë 5 lëndë, mblidhen së bashku dhe pjesëtohen me numrin e përgjithshëm të tyre. Kjo është  formula për degët e Gjuhëve të Huaja. Risi tjetër është në Fakultetin Histori-Filologji. Të  gjitha programet që funksionojnë në këtë fakultet, funksionojnë sipas një parimi të përbashkët, ku 80% e vlerësimit do të jetë nga mesatarje e tre viteve në shkollë të mesme dhe 20% nga mesatarja e maturës shtetërore”, u shpreh Koni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej, ai shtoi se “Fakulteti i Shkencave të Natyrës në bazë të vlerësimit do të ketë 50% nga mesatrja e përgjithshme e studimeve e cila ndahet në dy komponentë, 25 % nga mesatarja  e përgjithshme dhe 25% mes mestatares së maturës shtetërore. Lidhur me përgjigjet e provimeve dhe përllogaritjeve që maturantët do të marrin, varet nga udhëzimi që do të publikojë Ministria e Arsimit. Fakulteti Ekonomik dhe i Drejtësisë, 50% e kanë nga mesatarja e notave të studimit gjatë 3 viteve dhe 50% janë grup-lëndet përkatëse që ka përzgjedhur fakulteti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?