Kriteret për të përfituar “pagën e luftës”

Shqipëria është në shtetrrethik dhe shqiptarët janë të izoluar dhe kjo gjë ka rënduar ekonominë. Lidhur me situatën e pandemisë së Covid-19 dhe për shkak të masave të marra nga qeveria, kjo e fundit ka miratuar pagesat për përfituesit e ndihmës financiare.

Referuar vendimit të publikuar në Fletoren Zytare, thuhet se aplikimi do të bëhet nga subjekti i të vetëpunësuarve apo të punësuarve. Përfitues të “pagës së luftës”, e barabartë me pagën minimale prej 26 000 lekësh, do të jenë të vetëpunësuarit, punëtorët e papaguar të familjes si dhe të punësuarit. Sa i takon individëve që rezultojnë më tepër se në një listëpagesë, vendimi specifikon se do të mund të përfitojnë vetëm një pagë minimale.

Nga ana tjetër, për të përfituar nga ndihma financiare, subjektet duhet të plotësojnë disa kritere që përfshijnë ndërprerjen e aktivitetit sipas vendimit të qeverisë, të ketë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi tatimin dhe tatimin mbi fitimin si dhe të ardhurat vjetore për vitin 2019 të jenë deri në 14 milionë lekë.

Kërkesa me të dhënat e përfituesve do të bëhet “online” pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ku strukturat e administratës tatimore do të kryejnë verifikimin e personave bazuar në analizën e riskut. Sa i takon efekteve financiare të këtij vendimi, përllogariten në 5,85 miliardë lekë dhe do të përballohen nga zëri “Kontigjenca për paketën sociale anti-Covid”, miratuar në buxhetin e vitit 2020.

SHKARKO APP