Kriteret për tu pranuar në Akademinë e Sigurisë

Policia e Shtetit do të nisë në 1 shkurt procedurat për rekrutimin e 100 studentëve që kanë përfunduar universitetin.

Ministria e Brendshme ka publikuar edhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve.

-mesatarja e notave mbi 8;
-nivel i mirë i gjuhës angleze, që do të verifikohet me provim;
-kondicion trupor dhe fizik i përshtatshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pranimi do të bëhet nga degët jurisprudencë, ekonomi, financë, informatikë dhe elektronikë. Kandidatët duhet të kenë përfunduar studimet në nivelin master. “Kjo hapje e Policisë për të marrë studentë të ekselencës bëhet pas ndryshimeve në ligjin për Policinë e Shtetit. Hapja synon afrimin e kapaciteteve profesionale për strukturat e hetimit të policisë kriminale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?