Kritiku i Bashës: Denoncimet bindëse, por do flas kundër sërish

Një zë kritik kundër kreut të PD-së, është edhe Tomor Alizoti, ish-drejtues i departamentit për ish-të perndjekurit politikë në PD. Së fundmi ka thënë se opozita e javëve dhe muajve të fundit në denoncimin e skandaleve të drogës ka qenë e fortë.

Në emisionin ”Kapital” në Vizion Plus, Alizoti është shprehur se opozita ka qenë e argumentuar e saktë dhe bindëse. Ndërsa kur është pyetur në se ku është ai sot brenda apo jashtë PD-së ai është përgjigjur:

”Unë e kam kritikuar PD dhe udhëheqjen e saj. Por unë jam në PD sepse e fus veten te njerëzit konservatorë dhe të djathtë. Unë jam pjesë e PD pa asnjë diskutim, ajo nuk është e një njeriu të vetëm, qoftë ky edhe lider, por e gjithë demokratëve. Gjërat që do i them, nëse do ketë zhvillime për t’u kritikuar përsëri do ngre zërin tim”,-tha Alizoti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?