Kriza e COVID-19/ Ish-deputetja e PD dhuron rrogën për bamirësi

Gjatë ditëve të krizës së koronavirusit,  ish-deputetja demokrate Dhurata Çupi ka dhënë kontributin e saj për të ndihmuar familjet ne nevojë.

Ajo e ka berë këtë përmes Dioqezës se Rrëshenit dhe të Matit, e cila drejtohet nga dom Gjergj Metaj.

Çupi ka ndihmuar kishën që mbulon edhe zonën e saj elektorale, Matin, duke dhuruar udhqime dhe pagesën e saj mujore si ish-deputete.

Shumë familje në këto zona të veriut të vendit, ndër më të varfrat në vend, kanë humbur punën ditore nga masat kufizuese të qeverisë kundër Covid-19 dhe kanë mbetur pa asnjë të ardhur.

Në vitin 2017, Dhurata Çupi u zgjodh deputete për Matin nga lista e Partisë Demokratike.

SHKARKO APP