Kriza e paralajmëruar, Ardian Civici propozon dy mekanizma veprues

Eksperti i ekonomisë, Ardian Civici thotë se vendet evropiane po përballen aktualisht me frikën se krahas rritjes së çmimeve të energjisë mund të ketë mungesë të naftës dhe gazit. Ai thekson se rritja e çmimit të naftës dhe gazit çon në rritjen e çmimeve për produktet dhe shërbimet.

”Ajo që është e rëndësishme, që mund të prekë edhe Shqipërinë ka të bëjë më faktin se këto rritje çmimesh sjellin deformime çmimesh, që lidhen me produkte apo shërbime që janë të lidhura direkt dhe që përdorin naftën, gazin apo energjinë elektrike. Ky është rreziku më i madh i përshkallëzimit të këtij efekti negativ se sa çmimi i energjisë elektrike”, tha Civici për ”Euronews Albania”.

Civici propozon dy mekanizma veprues, që sipas tij duhet t’i vërë në zbatim qeveria shqiptare për të zbutur efektet negative në ekonomi.

”Na duhen politika imediate të reagimit, të ngjashme me paketat e pandemisë së Covid-19, por fokusin duhet ta ketë tek shtresat e varfra, familjet dhe bizneset e vogla. Na duhet urgjentisht reflektim për politikat strukturore për diversifikimin e burimeve të energjisë, por mbi të gjitha shtimin e prodhimit të energjisë me të gjitha elementët”.

SHKARKO APP