Kriza ekonomike nga Covid-19, Pojana: Subvencion për familjet që kanë të prekur! E pamundur përballimi i kostos
Sekretari i Përgjithshëm i LSI në Tiranë, Klevi Pojana në një intervistë për Ora News ka folur në lidhje me të rinjtë dhe krizën ekonomike të krijuar nga pandemia.
Pojana ka shtruar nevojën e përfshirjes së të rinjve nëpërmjet hapësirave që duhet të krijohen nga qeveria. Ai ka vijuar më tej duke thënë se “për familjet që kanë të prekur nga Covid, meritojnë të kenë një subvencionim për shpenzimet që kanë për barnat dhe ilaçet apo për imputet e munguara në ekononimë e tyre familjare”.
Pojana: Edi Rama ka 7 vite në detyrë. Nga 1998 deri më sot ai është në drejtim. Ministër, kryetar bashkie, edhe kryetar opozite kishte një rol të rëndësishëm dhe tani së fundi kryeministër. Angazhimi i tij për të rinjtë është një zero e madhe, sepse ka prodhuar vetëm disfatë pas disfate dhe ka prodhuar një keqmenaxhim në instancat që ka drejtuar. Të rinjtë meritojnë më tepër hapësirë, që të jenë të gatshëm të inkorporohen në jetën politike të vendit, të bëhen pjesë e vendimmarrjes dhe të japin impulse zhvillimi për vendin.
Duhet të flasim edhe për problematikat që i shqetësojnë të rinjtë, sepse papunësia, ekonomia e vendit e prekur tërmeti dhe koronavirus, është një barrë e shtuar për ekonominë shqiptare. Nuk flasim për oligarkët që i kanë mundësitë ekonomike që i përgjigjet qeveria me trajtime në spitale private apo jashtë vendit. Po flasim për qytetarët e thjeshtë që e kanë të pamundur të përballen me kostot.
Kjo qeveri duhet të tregojë dhe do apelojmë që të tregojë më tepër kujdes edhe për familjet që kanë të prekur nga Covid, që meritojnë të kenë një subvencionim për shpenzimet që kanë për barnat dhe ilaçet apo për imputet e munguara në ekononimë e tyre familjare.