Kriza energjetike, Balluku njofton masat: Do të ketë ndërprerje ndriçimit në disa akse rrugore

Belinda Balluku ka dalë një deklaratë për mediat nw lidhje me masat për menaxhimin e situatës së krizës energjetike.

“Qeveria ka vendosur të marrë një sërë masash. I kemi kërkuar ARRSH dhe OSHE që të bëjë ndërprerje të ndricimit në bypassin e Durrësit, Qafë Kasharit etje.

Ndërkohë do të ketë ndërprerje dhe në akset kombëtare të ndriçuara në degëzim, bypassi i Fierit, Shkodër-Hani i Hotit etj. Nuk do të cenojmë rrethrrotullimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj. Për më tepër, një masë që kemi marrë është kërkesa për të kufizuar energjinë për ndriçimin që nuk është e domosdoshme. Pas orës 12 të mesnatës do i kërkohet bashkive që të fikin ndriçimet që nuk paraqesin domosdoshmëri”, tha Balluku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?