Kriza energjetike, Dervishi: Shqipëria prodhon 99% të energjisë me burime ujore

Analisti Lutfi Dervishi, e quan një retorikë të tepruar për një vend që prodhon 99% të energjisë nga burimet ujore. Ai thekson se është detyra e qeverisë është që të marrë masat në kohë, teksa sugjeroi një rakordim me Kosovën, pasi prodhon 99% të energjisë me qymyr.

“Është e tepruar retorika rreth krizës energjetike, nuk mund të flasë për krizë një vend që prodhon energji. Duhet të ishte e kundërta pasi mund të shesim më shumë. Shqipëria prodhon 99% të energjisë me burime ujore. Shqipëria ka 300 ditë diell. Ujin, diellin dhe erën i kë në dispozicion dhe detyra e qeverisë është t’i kishte marrë masat me kohë, nuk rregullohet çatia ditën që bie shi.

Përderisa ka rënë çmimi i paneleve diellore çfarë kemi bërë në këtë drejtim? Shumë vende kanë subvencionuar energjinë diellore, ku je mi ne? Asgjëkundi. Kosova dhe Shqipëria ka përputhje për energjinë Shqipëria për ujin, Kosova me qymyrin. Nëse do rakordoheshim me Kosovën do të ishte një burim i mirë”.

Dervishi theksoi se qeveria duhet të rendisë arsyet kur flet për krizë, pasi nuk mund të kthehemi pas në vitet 2005-2006.

SHKARKO APP