Kriza energjitike dhe rritja e çmimeve, Berisha: Rama kërkon të hutojë shqiptarët me “Arnaut 1 dhe Arnaut 2”
Nga ”Foltorja” me demokratët në Berat këtë të premte, ish-kryeministri Sali Berisha u ndal edhe tek kriza energjetike që ka mbërthyer vendin, duke e konsideruar atë një krizë që buron nga korrupsioni dhe keqmenaxhimi i tre ndërmjarrjeve të energjisë në vend.
”Me 31 korrik, kaskada e Drinit ka qenë në maksimumin e lejueshëm të ujërave të saj. Kjo kaskadë është e mjaftueshme për të rregulluar furnizimin me energji elektrike për vendin për tre muaj, por çfarë bënë këta? Nga babëzia e tyre e zbrazen brenda 40 ditëve. Po si e bënë këtë ata? Shiten energji me 40 euro, ndërsa OSHEE nga ana tjetër e blinte me 130 euro nga brokeri i qeverisë për të ndarë parat me ministrat e qeverisë. Sot rritet çmimi i energjisë edhe nëse bie apo rritet çmimi i gazit. Tre ndërmarrje të energjisë elektrike prodhojnë në vit 1 mld euro. Tani që i kanë çuar këto kompani drejt falimentimit, duhet të merren parat nga taksat tuaja për të garantuar energjinë elektrike”.
Po ashtu Berisha theksoi se këto ndërmarrje janë kompani që krijojnë fitime të mëdha, por si lejon korrupsioni i energjisë. Ish-kryeministri është ndalur më tej edhe tek rritja e çmimeve të produkteve bazë, duke theksuar se çdo qeveri duhet të indeksonte rritjen e çmimeve në vend.