“Kriza është ulur këmbëkryq”, eksperti i ekonomisë i PD: Jemi më keq se Kosova
Eksperti i ekonomisë pranë Partisë Demokratike, Dorjan Teliti në një intervistë për Fax News ka folur për reformat dhe aksionet e qeverisë të drejtuar nga Edi Rama.
Teksa ka folur për sitatën ekonomike në Shqipëri, Teliti shprehet pesimist në lidhje me rritjen ekonomike duke e bazuar në shifra, raporte dhe analiza ekonomike.
Ai shprehet se ska rritje pagash as pensionesh, dhe shqiptarët janë më të varfër, evazioni është rritur, konsumi ka rënë, të ardhurat janë ulur dhe kriza ëshë ulur këmbëkryq. Lidhur me raportet e organizmave ndërkombëtar që monitorojnë ekonominë në vende të ndryshme në botë, Teliti thotë se jemi të fundit në doing bissnes.
“Të gjithe indikatorët tregojnë se kemi rënie të ekonomisë, sigurisht që edhe termeti dha shkallë në ekominë e dobët. Tashmë nuk mund të fshehim se mungojnë 260 milion euro në arkën e shtetit që domëthënë spitale më pak, shkolla më pak, më pak investime. Edhe emigracioni është pasojë e këtij fenomeni. Prandaj ne bëjmë thirrje çdo ditë për zgjidhje të parakohshme që t’i jepet zgjidhje këtij fenomeni. Nuk do të kemi investime të huaja ashtu siç nuk ka pasur këto vite dhe ky është një lajm shumë i keq”.
Sa i përket aksioneve të ndërmmarra nga qeveria, Teliti thotë se “nuk zgjidhet çdo gjë me aksione, jemi më keq se vendet fqinje, madje edhe si Kosova që është 12 vjeç shtet”.
“Ne nuk kemi aftësi konkuruese, biznesi këtu mbytet me kontrolle, gjoba dhe nuk ka një treg të lirë. Edhe gjobat që vendosen janë shkatërruese, çka çojnë deri në mbyllje të bizneseve. Kjo qeveri nuk e solli vendin aty ku kishte premtuar dhe nuk kemi dalë nga lista e zezë e të bërit biznes”, vijoi ai.
Ai foli edhe për donacionet e termetit duke thënë se “donacionet e termetit sigurisht që nuk i mbulojnë dëmet pasi humbjet vazhdojnë dita ditës edhe në biznes. Duhet t’u dalim vetë ballë punëve pasi pasojat jane shume të mëdha dhe mos të presim vetëm nga të tjerët”.
Duhet filluar me taksat e buxhetit tonë, nëse nuk ka korrektësi dhe shpejtësi brenda vitit të ardhshëm ne nuk mund të kthejmë gjendjen sic ishte para termetit. Duhen vendimarrje ne favor të ekonomisë, familjeve dhe jo oligarkëve”.