“Kriza greke do t’iu prekë më shumë nga ç’thonë politikanët”

 

“Kriza në Greqi do të ketë pasoja më serioze në Shqipëri se sa ju thonë politikanët”, kështu është shprehur kryeredaktori i Financial Times për Europën, Tony Barber.

Barber ishte i pranishëm javën që lamë pas në Shqipëri dhe në një intervistë të dhënë për Gazetën Shqiptare shprehet se kriza greke nuk do të jetë pa pasoja për Shqipërinë.

“Shqipëria përfiton nga një sens më i madh i stabiliteti gjeopolitik, por mendoj që kriza greke mund të ketë një efekt më serioz në ekonomi, ndryshe nga ajo që politikanët tuaj thonë”, shprehet Barber.

Ai shton se një ndër problemet e rajonit është se nëse një shtet ka kaos financiar ky kalon shumë shpejt edhe në shtetet fqinjë, ndoshta me më pak forcë por gjithsesi ka efekte negative.

“Kursimet e emigrantëve shqiptarë në Greqi kanë rënë kohët e fundit, por nëse nuk gjendet një zgjidhje për Greqinë atëherë edhe situata për emigrantët shqiptarë do të ketë pasoja shumë negative”, tha Barber.

SHKARKO APP