Kriza, Lajçak: E vetmja mënyrë për të gjetur zgjidhje është përmes dialogut

Një tjetër shuplakë vjen për opozitën! Një ditë pas protestave të dhunshme, kryetari e radhës së OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës Sllovake, Miroslav Lajçak ka deklaruar se protestat e dhunshme në Shqipëri janë bërë të mërzitshme dhe dëmtojnë përpjekjet e Shqipërisë për reforma.

Miroslav LajçakDëshiroj të theksoj se institucionet e forta me një parlament efikas janë gurët themelorë të demokracisë dhe janë të qenësishëm për stabilitetin e shtetit ligjor.

Nxis aktorët politik të angazhohen në forcimin e këtyre institucioneve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protestat paqësore janë një e drejtë themelore që duhen respektuar. Dallimet duhet të debatohen në Parlament nga të gjithë përfaqësuesit përfshirë dhe opozitën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përshkallëzimi i dhunës gjatë disa protestave të drejtuar nga opozita është bërë  është bërë e mërzitshme. 

Trazirat nuk duhet të zëvendësojnë angazhimin demokratik, përkundrazi ato heqin çdo shans për dialog dhe çdo shans për të gjetur një terren të përbashkët.

Dua të them hapur se vazhdimi i protestave të dhunshme do të dëmtojë përpjekjet e Shqipërisë për reforma dhe padyshim do të pengojë për realizimin e përparësive të brendshme dhe ndërkombëtare.

Lajçak tha se e vetmja mënyrë për të gjetur zgjidhje për krizën politikë është dialogu konstruktiv. Ndërsa dënoi sulmin që iu bë ambasadorit të OSBE, Bernd Borchardt

Miroslav LajçakE vetmja mënyrë për të arritur përparim dhe për të gjetur zgjidhje është përmes dialogut konstruktiv me të gjithë palët e interesuara, përfshirë shoqërinë civile dhe botën akademike, për të kaluar këto dallime dhe për të punuar në interes të vendit tuaj.

Vendimi i opozitës për të hequr dorë nga mandatet e tyre është për të ardhur keq. Demokracia kërkon kontroll dhe balancë dhe opozita ka një rol të rëndësishme.  Pjesëmarrja në institucionet demokratike është e vetmja rrugë drejt pushtetit politik. Dhuna dhe frikësimi i zyrtarëve të organizatave ndërkombëtare është e papranueshme. Ne e përbuzim fuqimisht përpjekejt e bëra ndaj misionit të OSBE. Ndaj falënderojmë qeverinë për ndërmarrjen e veprimeve të duhura në këtë drejtim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?