Kriza në PD, propozimi i Mediut: ”Federata opozitare” me në krye një grup deputetësh
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka hedhur tezën e krijimit të një ”federate opozitare” ku të përfshihen të gjitha partitë politike të opozitës në vend. Për të duhet të kryesohet nga një grup deputetësh të cilët gëzojnë mirëbesimin e të gjithëve.
”Unë mendoj që këtë çështje opozita duhet ta ngrejë në nivel politik duke krijuar një federatë opozitare ku të jenë të gjitha partitë politike që drejtohet nga një grup koordinues deputetësh që gëzojnë mirëbesimin e të gjithëve, që ndërton një lloj platforme të veprimit opozitar, krijon një grup negociator ndërkombëtar të mandatuar nga opozita, të gjendet edhe mënyra për të vepruar në nivelin parlamentar me përfshirjen e të gjithë deputetëve opozitarë të dalë nga zgjedhjet 2021”,-tha Mediu.
Nga ana tjetër, ai shtoi se duhet që faktorët politikë të opozitës të lënë debatet dhe të bashkohen rreh një programi politik ku të flitet për ide dhe jo individë. Sipas tij, duhet që koalicioni opozitar të veprojë edhe në planin ndërkombëtaar, përveç atij parlamentar.