Kriza në vend/Spahiu: Çështjet që qeveria i mbyll sot, falë kukullave në Kuvend
Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, përmes një postimi në facebook, thotë se në pikun e krizës në vend, qeveria kërkon të mbyllë disa nga çështjet korruptive në këtë seancë plenare. ”Në kulmin e krizës në vend, Kuvendi mbyll vitin me çështje korruptive siç është rrëzimi i Dekretit të Presidentit për Korporatën e Investime, ligjin për mediat online dhe shkarkimin e Arben Malajt nga Banka e Shqipërisë. Këto janë shqetësimet e liderit suprem dhe këtyre shqetsimeve i përgjigjet shumica e kukullave në Kuvend. Për ta nuk është shqetësim emigrimi masiv, ku në Shtator raportohet 14% më shumë kërkesa për azil se një vit më parë”.
Postimi i plotë
Në kulmin e krizës në vend, Kuvendi mbyll vitin me çështje korruptive siç është rrëzimi i Dekretit të Presidentit për Korporatën e Investime, ligjin për mediat online dhe shkarkimin e Arben Malajt nga Banka e Shqipërisë.
Këto janë shqetësimet e liderit suprem dhe këtyre shqetësimeve i përgjigjet shumica e kukullave në Kuvend. Për ta nuk është shqetësim emigrimi masiv, ku në shtator raportohet 14% më shumë kërkesa për azil se një vit më parë.
Për ta nuk është shqetësim rënia me 11% e eksporteve në 11mujor krahasuar me Janar – Nëtor 2018.
Për ta nuk është fare shqetësim situata e rëndë pas tërmeti ku absolutisht duhet të ishte shoqëruar me seancë të jashtëzakonshme por dhe interpelenca për mjaft pasoja të rënda të ndodhura që mund të ishin parandaluar.
Për ta ka rëndësi se si të garbiten pasuri nërpërmjet një përbindëshi si Korporata e Investimeve dhe askush të mos të flasë. Ky është thelbi i seancës së fundit të një Kuvendi që do të mbahet mend veç për TURP.