Kriza politike, ish-deputetja Çupi: Çdo tubim është në të mirë të vendit

Përplasja mes mazhorancës e Presidentit është në kulmin e saj. Teksa socialistët po bëjnë gati ndryshime në kushtetutë për të penguar bllokimin e reformës në drejtësi, Kreu i shtetit Ilir Meta ka njoftuar se më 8 dhjetor do të mbajë një tubim mbarëpopullor për të nisur, siç thotë ai, dialogun për Shqipërinë. Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi nga edicioni qendror i lajmeve në “Vizion Plus”, është shprehur se lajmi i ditës këtë të dielë duhet të ishte mbështetja që zoti Basha ka marrë në takimet e fundit me lidërit e partive popullorë.

Presidenti Meta njoftoi sot një tubim mbarëpopullor, si e konsideroni këtë levizje të kreut të shtetit ?

Tashmë është përceptin jo vetëm i opozitës dhe presidentit, por i të gjithë shqiptarëve se tashmë ka një krize në vend. Kjo krizë nuk artikulohet vetëm nga opozita dhe presidenti ka dalë jashtë vendit, artikulimi se ne vendin tone ka nje krize politike e kane pranuar edhe nderkombatarët, që ka gjeneruar më pas në një krizë ekonomike, sociale e morale. E kanë pranuar Bashkimi Evropian, SHBA dhe partnerët e tjerë, në vend ka një krizë që kërkon zgjidhje. Të gjithe duhet te pranojmë që qytetarët ti japin fund zgjidhje kësaj krize. Në këtë këndvështrim e shikoj dhe thirrjen e presidentit 8 dhjetori eshte data simbolike e lëvizjes studentore te studentëve të viteve 90’ që sollën demokracinë që pas 30 viteve duket që rrezikon të përmbyset dhe të kthehet në diktaturë. Çdo tubim dhe protestë është në të mirë të vendit.

Presidenti është treguar i ashpër si asnjëherë më parë me ambasadorët. Këtyre kritikave duket se i është bashkuar edhe LSI por jo PD-ja. A ndani ju të njejtin qendrim me presidentin meta per nderkombetaret apo i shihni te teperuara deklaratat e tij ?

Këtu kam ardhur që të ndaj një lajm si zoti Basha e komunikoi këtë të dielë, një lajm te mire atë të pranimit në tavolinat me me peshë në BE. Basha në takimet e fundit ka marrë mbështetje dhe perkrahje nga nderkombetarët, për nxjerrjen e vendit nga kriza, nga varfëria ekonomike dhe me ide të qarta. Ky është lajmi që duhet të ishte kryelajm ne vendin tonë, zoti Basha pritet nga liderët partive popullore kanë një rëndesi në parlamentin evropian. Ky është një lajm që tregon se nuk kemi shteruar në asnjë moment në marrëdhëniet e PD-së dhe opozitës me ndërkombëtarët. Vendin e ka mbuluar një krizë politike dhe kërkon zgjidhje emergjente.

Cila është zgjidhja në këtë situatë ku kriza vetëm po thellohet?

Ne vijmë nga një histori qnë marrëdhënie me ndërkombëtarët që ka agravuar brenda vendit dhe kushtet për te qene pjese e BE janë bërë 9 kushtet e bundestagut që kërkojnë zgjidhje emergjence per të na çuar drejt zgjidhjes së krizës. 9 kushtet duke u kapur një pas njërit duhet vullnet politik, seriozitet korrektësi dhe ajo që mungon sot te qeveria është se nuk I pranon 9 kushtet. Ne duhet të jemi serioë në marrëdhënie me ndërkombëtarët, ti çekojmë këto kushte dhe ti japin zgjidhje. Zgjedhjet e parakohshme i japin fund kësaj krize, perceptimi mbarëpopullor se këtu 6 vitet e fundit nuk ka pasur zgjedhje të ndershme, perceptimi se nuk ka votuar sovrani ajo që Presidenti dhe zoti Basha e kanë cituar, demokracia direkte të cilën duhet ta pranojmë, demokracia direkte jo vetem me referendum por edhe me votë të lirë na çon drejt zgjidhjes.

Tashmë është bërë e qartë se socialistët dhe Partia Demokratike kanë hedhur hapin e parë drejt konsensusit për reformen zgjedhore, a është ajo rruga që të çon drejt zgjidhjes përfundimtare të krizës?

Une do ta pranoja me kënaqesi nëse do të ishte zgjidhje. PD ka ngritur një komision ekspertësh ashtu si dhe komisioni politik me kryetarët e grupeve opozitare dhe grupi teknik ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Kemi bërë gati paketën e plotë për zgjedhje dhe ndryshimet në kodin zgjedhor besoj që deri më tani nuk kemi parë asnjë villnet të PS për të qenë pjese e bashkëbisedimit dhe zgjidhjes së përbashket,ato vazhdojnë të mbajnë një qëndrim të vrazhdë ndaj vullnetit të opozitës, unë uroj ti thërrasë arsyes, qeveria të bëhemi të gjithë bashkë për të miratuar ndryshimet në Kod siç I kërkojnë ndërkombëtarët, dhe për të qenë pararojë ndryshimet e kosit zgjedhor për zgjedhje të parakohshme.

/Vizion Plus/

SHKARKO APP