Kriza politike, OSBE gati për të negociuar dialogun
Zyra e OSBE-së në Vienë, thotë për ”Rtv Ora”, se Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare Montella ka në plan për të vizituar Shqipërinë, ku kriza politike është e thellë.
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, vijojnë të kenë qëndrime të kundërta për kushtet e tryezës së dialogut. Prej 7 muajsh PD bashkë me aletaët ka braktisur parlamentin dhe pas votimeve të 30 qershorit ka humbur edhe drejtimin e bashkive të djathta, ndërsa nga ana tjetër PS ka zgjeruar pushtetin e saj me 61 bashki të fituara.
Ndërkombëtarët kanë kërkuar që marrëveshjet politike duhet të zgjidhen nga politika e brendshme por duke mos parë asnjë progres, mesa duket ata kanë nisur të shqetësohen për përshkallëzimin e situatës.