Kriza prek Durrësin, 1 mijë biznese ulin qepenin, Isteri: Llogariten 25 mijë të papunë

Sektori i turizmit në Durrës funksionon me 20 përqind të kapacitetit edhe pse sezoni ka nisur prej më shumë se një muaji. Tashmë  1000 biznese kanë pezulluar punën ose kanë shkuar në faliment duke sjellë dhe 25 mijë të papunë.

Katër muajt e pandemisë së koronavirusit kanë çuar në kolaps biznesin dhe kanë rritur numrin e të papunëve të qarkun e Durrësit.

“Afërsisht rreth 1000 subjekte të cilat për arsye të ndryshme kanë shkuar drejt falimentimit por më shqetësuese është rritja e numrit të të papunëve”.

Por përtej statistikave të Dhomës së Tregtisë e Industrisë, të zymta janë edhe projeksionet.

Turizmi që është sektor prioritar ende po punon me 20 % të kapacitetit çka ka frenuar punësimin sezonal.

Dhe efektet negative sipas Alban Isterit pritet të ndihen në një fazë të dytë.

“Aktualisht po punohet me 20 përqind të kapacitetit, stafet janë thuajse reduktuar me 40-50 përqind të kapacitetit. Na bën të mendojmë që situata nuk do të shkojë drejt përmirësimit dhe mendoj që sezoni për këtë vit do të jetë i dështuar”.

Për ti shpëtuar skenarëve me të këqinj, biznesi kërkon një paketë të re të rimëkëmbjes!

“Nevojiten masa të tjera përsa i përket nxitjes së punësimit dhe hapjes së ndërmarrjeve të reja”.

Banka e Shqipërisë vlerëson se Pandemia e koronavirusi ka shkurtuar rreth 17 mijë vende pune, duke rritur me 11 % papunësinë dhe ulur me 2.5 përqind ekonominë.

/Ora News

SHKARKO APP