Kroacia kalon në avantazh në tre minuta. Kur nuk shënon, ha gol!
Kroacia kalon nga ferri në parajsë! Për tre minuta pësojmë dy gola. Kur nuk shënon gol si në rastin e Seferit, kur mund ishte 2-0 Shqipëria, natyrisht që do hash gol.
Në minutën e 74 Kroacia barazoi, ndërsa në minutën e 78 kalon në avantazh 2-1.
Pjesa e parë ishte ndeshje e mirë për Shqipërinë, ku shënoi gol me anë të Laçit. Ndërkohë pjesën e dytë trajneri nuk bëri asnjë ndërrim që në fillim, por e vonoi ndonëse lojtarët ishin lodhur nga pjesa e parë.