Kroacia në gjysmëfinale, presidentja ia merr valles para kryeministrit rus (VIDEO)
Lajmi se Kroacia eleminoi Rusinë nga Botërori, pasi u bë skuadra gjysmëfinaliste e fundit që siguroi kualifikimin falë 11-metërshave, po e humb paska vëmendjen pasi tani është vënë në qendër të mediave festa dhe reagimi që ka bërë Presidentja e këtij vendi.
Teksa Kroacia arriti të futet në gjysmëfinalet e Kupës së Botës për herë të parë që nga viti 1998, një video e presidentes së vendit që feston nga tribuna VIP është bërë virale në pak orë.
https://www.facebook.com/KolindaGrabarKitarovic/videos/1757127657687519/?t=0
Kolinda Grabar-Kitaroviç ishte e pranishëm në stadium dhe e ulur pranë Presidentit të FIFA-s Gianni Infantino dhe kryeministrit rus Dmitri Medvedev në tribunën VIP, ajo u pa duke ngritur duart dhe duke marrë një valle të shkurtër pas golit të dytë të Kroacisë.
Në profilin e saj në FB ajo shkroi nder te tjera: Le te festojme gjithe naten dhe gjithe diten.