Kroçera turistike jep alarmin në brigjet e Vlorës. Kapiteni dhe mjekët hipin në bord

Kroçera “Costa Victoria” e cila po lundronte për në Karaburun mbrëmjen e të mërkurës, ka dhënë alarmin pranë Kapitenerisë së Vlorës. Një turist i sëmurë që ndodhej në të kishte nevojë urgjente për t’u dërguar në spital.

Pas marrjes së njoftimit, Kapiteneria e Vlorës njoftoi Urgjencën dhe Policinë e Vlorës.

Kroçerës iu dhanë udhëzime që të afrohej në radën e portit të Vlorës dhe të merrte ndihmën e nevojshme, pasi turisti duhej të shtrohej në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në portin e Vlorës mbërriti ambulanca e urgjencës dhe pas 30-35 minutash, edhe kroçera “Costa Victoria” në radën e Vlorës, rreth 1 milje larg portit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kapiteni i Portit të Vlorës, sëbashku me mjekët e Urgjencës me anë të rimorkiatorit “Aulona” shkuan në kroçerën “Costa Victoria” dhe e morën me barelë turistin e sëmurë, i cili u dërgua menjëhërë për në Spitalin Rajonal të Vlorës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?