Kronika e zezë “nxin” vendin/ Rama: Po ekzagjerohet, nuk jam i shqetësuar

Gjatë konferencës me gazetarët për situatën kriminale në vend, kryeministri Edi Rama u pyet se a ndihet i shqetësuar nga kriminaliteti.

A jeni i shqetësuar për kriminalitetin? Jemi në kulmin e sezonit dhe ka një sërë ngjarjesh me viktima, ndërsa u bëmë thirrje turistëve që të vijnë se nuk kemi Covuid-19. Çfarë masash do të merrni? Ministri ka fajësuar gjyqtarët dhe prokurorë?

Rama: Nuk jam i shqetësuar, në aspektin e trendeve të kriminalitetit apo aksidenteve. Trendet shikohen përtej disa ngjarjeve. Trendet janë brenda një limit që përcakton edhe shkallën sesi kriminaliteti ulet apo ngrihet. Apo nëse janë brenda kufijëve të arsyeshme. Janë shumë tronditëse. Për turistët mos kini merak.

Atmosfera se turistët nuk duhet të vijnë se rrezikojnë të vriten rrugëvë nëse në ekran dhe jo në realitet. Sepse nuk vijnë nga hëna, nga vende ku jetohet, ka edhe probleme. Një ngjarje nuk përcakton nivelin e sigurisë apo pasigurisë në një vend. Të thuash pastaj është bërë më keq sesa të kishte Covid-19 mund të thuhet por është nuk di si ta quaj.

Duhet të jemi realist dhe duhet të kuptojmë mirë si është dinamika e çdo ngjarjeje. Në asnjë sekondë nuk jemi të kënaqur me punën tonë. QË nga puna ime, deri tek puna e cilitdo që ka për detyrë t’i dërgojë gjërat para. Kalojmë në ekzagjerim se unë nuk e di si Policia mund të shmangë një aksident.

SHKARKO APP