Kruja mbyll hesapet me guroret, pezullohet aktiviteti i 12 subjekteve të fundit

Pezullohet aktiviteti i 12 guroreve në zonën e mbrojtur Krastë-Vrion.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, njoftoi se pas hetimit një mujor, task-forca e ngritur nga katër Ministri ka propozuar revokimin e lejeve për 12 subjektet e fundit që ushtrojnë aktivitetin e guroreve në malin e Krujës.

Klosi: Përfundon kontrolli i plotë i guroreve në Krujë,  për 30 vite është shfrytëzuar pa asnjë kriter.Pas një periudhe një mujore, task-forca i ka provozuar katër Ministrave masën e revokimit të aktivitetit për 12 subjektet e fundit që kishin mbetur dhe ushtronin aktivitet në zonën e malit të Krujës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Klosi tha se biznesi i guroreve duhet të kuptojë së ka ardhur koha për zbatimin e legjislacionit, teksa bëri me dije se guroret në malin e Krujës do të zhvendosen në një vend tjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Klosi: Do të nisë puna për rehabilitimin e kësaj zone, është shfrytëzuar në mënyrë barbare. Shteti do të veprojë me gjithë forcën e tij ndaj çdo aktiviteti që dëmton mjedisin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?