Kruja mirëpret turistët e mëdhenj dhe të vegjël
Të huajt dhe nxënësit e organizuar nga shkollat mbizotërojnë këto ditë në qytetin e Krujës.
Pas kalasë e Muzeut të Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, vëmëndje tërheqin muzetë private apo dyqanet e antikave, ku turistët kërkojnë të dinë më shumë për të shkuarën e shqiptarëve.
I tillë është ky muze rruge, që tregon gjurmë të jetësës së shqiptarëve në dikaturë.
Veç historisë, traditat i tërheqin më së shumti të huajt që vizitojnë Krujën. Brenda murit të Kalasë shtëpitë e vjetra po shndërrohen në bujtina në shërbim të turizmit që për të huajt janë një eksperiencë e re.
“Jam për herë të parë në Shqipëri. Është e vecantë pasi nuk ka shumë vende ku mund të gjesh një vend për të qëndruar në mes një qëndrimi në në një zonë historike. Njërëzit dhe ushqimi janë të mirë” thotë një turist.
Gatimet tradicionale janë më të kërkuarat.
Me 305 mijë vizitorë të huaj e shqiptare, vitin e kaluar Kruja ishte një prej qyteteve historike më të vizituara, ndërsa pritshmëritë janë të larta edhe për këtë vit
KOHA JONË SONDAZH

