Krujë, asgjësohen 5.255 rrënjë kanabis

 

Policia e Krujës ka finalizuar në ditët e fundit një operacion kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

Uniformat blu kanë gjetur dhe asgjesuar rreth 5.255 rrënjë kanabis sativa, 1.115 prej të cilave ishin të mbjella në kubik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kuadër të operacionit të koduar “Larushk 2015”, autoritetet policore kanë vënë në pranga shtetasin Isuf Tema, për posedimin e rrënjëve narkotike, si dhe kanë shpallur në kërkim dy persona të tjerë, të identifikuar me inicialet A.T dhe Y.T, të moshave 26 dhe 32 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në banesën e shtetasit Isuf Tema janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe dy armë zjarri, konkretisht një automatik model “56” i kalibrit 7.62 mm dhe një pistoletë.

Materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?