Krujë, gjendet i vdekur në hotel një turist francez

Një turist francez është gjetur i vdekur në një hotel mëngjesin e ditës së sotme. Ai është Bruno Bony 59 vjeç nga Rennes në Francë.

Hoteli ku ai ndërroi jetë ndodhet pranë kalasë. Francezi ishte pjesë e një guide turistike, ndërsa kishte udhëtuar në Shqipëri së bashku me shumë persona të tjerë.

Nga të dhënat e para dyshohet se turisti ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak, ndërsa prokuroria e Krujës me ekspertë nga Tirana po hetojnë shkaqet e vdekjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?