Krujë, Klosi: 198 venddepozitime mbetjesh ilegale

Një nga qëllimet e fushatës #krijoO2tënd është rigjenerimi i territoreve të dëmtuara, si pasojë e venddepozitimeve të mbetjeve urbane ilegale. Kjo është arsyeja pse ministri Klosi u ndal në Krujë, në një zonë që ka qenë vend grumbullim mbetjesh, ndërsa sot është shndërruar në një lulishte, me pemë, lule dhe stola, si një mjedis i ri shploshës që i shtohet qytetarëve të Krujës.

”Do të kërkojmë një rehabilitim të plotë të të gjitha venddepozitime të mbetjeve urbane, janë plot 198 të evidentuara si ky që po rehabilitojmë sot në Krujë për ta shndërruar nga një venddepozitim mbetjesh urbane në një park për qytetin. Ky është aksioni i parë dhe do të vazhdojmë në 61 baskitë për të përcaktuar ku do të jenë vendet legale për bashkitë në bazë edhe të kritereve minimale për vendepozitimin, do të ndërtojnë landfillet e tyre të vegjël për të shkuar pastaj në zgjidhjet rajonale”, u shpreh ministri Klosi.

Ministri foli edhe për guroret në këtë zonë, një shqetësim i kahershëm i banorëve. ”Së bashku me 3 ministri të tjera ne kemi ndërmarrë rehabilitimin përfundimtar dhe zhvendosjen e gjithë guroreve nga mali i Krujës, për të kaluar në një zonë tjetër dhe shpresojmë që brenda këtij muaji ne të përfundojmë të gjitha detajet për të filluar me fillimin e muajit mars, zhvendosjen e guroreve historike nga mali i Krujës, drejt një zone e cila është përcaktuar tashmë, por po negociohen detajet e fundit. Ne do të ndërmarrim të gjitha masat që për mbjelljen e pemëve masivisht në zonën e malit të krujës shumë shpejt kjo gërmadhë urbane dhe një katastrofë mjedisore të shndërrohet në atraksionin më të mirë dhe të më bukur turistik të vendit’, tha ministri Klosi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fjala e ministrit Klosi

Swiss Digital Mobile Reklama

Kemi ardhur këtu në krujë sot së bashku me përfaqësuesit e bashkisë dhe të shoqërisë civile për të filluar dy nga aksionet tona më të rëndësishme gjatë gjithë sezonit të pranverës të këtij viti. E para së bashku me bashkitë në të gjithë vendin ne do të kërkojmë një rehabiltim të plotë të të gjitha venddepozitime të mbetjeve urbane, janë plot 198 të evidentuara si ky që po rehabilitojmë sot në Krujë për ta shndërruar nga një venddepozitim mbetjesh urbane në një park për qytetin.

Ky është aksioni i parë dhe do të vazhdojmë në 61 baskitë për të përcaktuar ku do të jenë vendet legale për bashkitë në bazë edhe të kritereve miimale për vendepozitimin, do tël ndërtojnë landfillet e tyre të vegjël për të shkuar pastaj në zgjidhjet rajonale. Por ka ardhur koha për të gjitha baskitë që të kuptojnë se detyra e tyre nuk është vetëm për të pastruar qendrën e qytetit por për të menaxhuar të gjithë sistemin e mbetjeve urbane.

Për këtë inspektoriati i Mjedisit dhe të gjitha strukturat ligjzbatuese do të kërkojnë që bashkitë të veprojnë me shpejtësi për të rehabilituar venddepozitimet ilegale si ky që ka qenë në mes të qytetit, një fatkeqësi do të thoja për të gjithë ata që duan që Kruja të jetë një zonë turistike. Po ashtu me përfaqësues të bashkisë ne sot po rakordojmë detajet e fundit para fillimit të aksionit të madh që së bashku me 3 ministri të tjera ne kemi ndërmarrë për rehabilitimin përfundimtar dhe zhvendosjen e gjithë guroreve nga mali i Krujës, për të kaluar në një zonë tjetër dhe shpresojmë që brenda këtij muaji ne të përfundojmë të gjitha detajet për të filluar me fillimin e muajit mars, zhvendosjen e guroreve historike nga mali i Krujës, drejt një zone e cila është përcaktuar tashmë por po negiociohen detajet e fundit.

Do të donim shumë që ky vend të ishte një vend pelegrinazhi për të gjithë ata që duan mjedisin dhe nga vend guroresh dhe shkatërrues të Mjedisit të shndërrohet në një pyll urban dhe për këtë ne do të ndërmarrim të gjitha masat që për mbjelljen e pemëve masivisht në zonën e malit të krujës shumë shpejt kjo gërmadhë urbane dhe një katastrofë mjedisore të shndërrohet në atraksionin më të mirë dhe të më bukur turistik të vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?