Krujë, të burgosurit marrin kartat e identitetit ditën e votimit

Në Krujë është bllokuar për disa minuta procesi i votimit në disa QV pasi ka pasur debate për marrjen e 150 fletëve të votimit të cilat do çoheshin në burgun e Fushë Krujës dhe të Krujës sipas një vendimi të KQZ-së të marrë në  mbrëmje vonë.

Nga KZAZ nr 20 kryetari i saj Agron Tufa dhe dy përfaqësues trë KZAZ-së kanë shkuar për të tërrhequr fletë votimi por nuk janë lejuar.

Sot në orën 11:00 është bërë mbledhje e përfaqësuesve të KZAZ-së për të marrë vendim. 4 anëtarë të koalicionit të majtë ishin pro , ndërsa 3 ishin kundër.

Në momentin kur këta kanë shkuar të marrin fletët e votimit nuk janë lejuar.

Ndërkohë disa të burgosur janë paraqitur në zyrat e gjëndjes civile në bashkinë e Krujës për të tërhequr kartat e identitetit.

“Të burgosurit nuk erdhën në kushtet e sigurisë, të burgosurit ishin të palidhur” informon gazetarja Lindita Çela nga Kruja.

Kjo ka bërë që godina e bashkisë të sigurohej nga forcat e rendit.

SHKARKO APP