Krybashkiakët e djathtë nuk pranojnë të lënë zyrat: Zgjedhje farsë
Kreu i opozitës, Lulzim Basha zhvilloi ditën e sotme një takim me kryebashkiakët e djathtë.
Në takimin që zgjati për 1 orë e gjysmë, Basha i siguroi kryebashkiakët se do të ketë zhvillime, ndërsa i ka cilësuar si të papranueshme zgjedhjet.
Kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu tha se zgjedhjet janë të paligjshme, pasi është shkelur ligji.
Ai u shpreh:
Në datë 13 tetor do të zhvillohen zgjedhjet, besoj se është e mjaftueshme. Ju e patë vetë dhe raportin e djeshëm që është shkelur ligji, zgjedhjet janë të paligjshme, kështu që takohemi me 13 tetor dhe do ta shihni sesa thellë do ta mund.
Ndërkohë kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, tha se zgjedhet ishin një farsë dhe raporti i OSBE-ODHIR ishte një reflektim për të gjithë popullin shqiptar.
Ademi u shpreh:
Jemi akoma herët për ta diskutuar këtë. Mendoj se raporti që OSBE-ODIHR dha dje është një reflektim për të gjithë popullin shqiptar dhe për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Do të shohim zhvillimet në vijim, jo vetëm të klasës politike, por sidomos të popullit.
Pritet që të mërkurën, Basha të zhvillojë një takim tjetër me kryebashkiakët e djathtë.

KOHA JONË SONDAZH

