Kryebashkiak për shqiptarët, eurodeputet për grekët

I burgosuri Fredi Beleri, të cilin mbi 237 mijë grekë e votuan të dielën për të qenë anëtar i Parlamentit Evropian, është një ngjarje dhe një rast shumë i rrallë në histori. I dënuar për blerje votash në Shqipëri bëhet anëtar i ligjvënësve të Bashkimit Evropian. Beleri u rend i katërti mes të votuarve si kandidat në zgjedhjet helene dhe bëhet një prej 21 eurodeputetëve grekë në PE dhe një prej 7 të zgjedhurve nga sigla e Nea Demokracia te Mitsotakis. Beleri nga burgu i Fierit ku ndodhet që prej 12 majit 2023 për blerje votash, e quajti fitoren e tij një triumf të dritës ndaj errësirës.

Zgjedhja e Belerit eurodeputet është një çështje që pritet të shkaktojë edhe më shumë debate në vend. Juridikisht zgjedhja e tij nuk ndikon në procesin penal që i bëhet në Shqipëri. Imunitetin eurodeputetët e kanë vetëm në shtetet anëtarë të Bashkimit Evropian dhe jo në Shqipëri.

Një vendim pafajësie, edhe pse duket e vështirë, nga Apeli do ta vinte Belerin para zgjedhjes, mes Himarës apo postit si eurodeputet. Por një vendim i shpejtë i Gjykatës së Apelit duket se nuk po i interesin Fredi Belerit, Seancat e fundit kanë dështuar pasi avokatët e tij nuk janë paraqitur. Eurodeputetit të ri mbase do t’i interesonte të bëhet një çështje debati në parlamentin e ri evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Besnik Muçi, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese, thotë se Beleri nuk është përballë një zgjedhjeje të detyruar, pasi për të legjislacioni shqiptar nuk e kufizon Belerin të ushtrojë mandat të dyfishtë. “Ligji për qeverisjen vendore e ndalon një drejtuesi që të jetë deputet i Shqipërisë, nuk e di a mund të përdorim këtë analogji për Parlamentin Europian, unë gjykoj që jo”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht këtyre parashikimeve, Muçi është i idesë se kjo çështje do të shkojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me dy betimet e Belerit, një për të mbrojtur e shtetin shqiptar dhe qytetarët e Himarës, ndërsa tjetri për interesat e grekëve në Europë.

Por Beleri është në masën e arrestit me burg, i dënuar me dy vite, ndërkohë procesi për një vendim të formës së prerë vijon në apel. Kjo masë dënimi për të plotësohet në muajin shtator, por a lejohet që ai të lërë qelinë ndërkohë që gjyqi mund të vijojë? m“Lirohet kur plotësohet afati”, tha Muçi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?