Kryebashkiakët e Bashës nuk do shkojnë në takimin e Kryeministrit Rama

 

Duket se po ndodh ajo çka tha para zgjedhjeve Edi Rama se kryebashkiakët e PD-së kanë frikë të takojnë kryeministrin. Por pikerisht dje Kryeministri Edi Rama ka vendosur qe te therrase në një takim të 61 të zgjedhurit e rinj vendorë, të cilët rezultuan fitues në zgjedhjet e 21 qershorit. Ftesa u ka shkuar të gjithë të zgjedhurve të majtë dhe të djathtë. Lapsi.al u interesua nëse do të jenë të pranishëm në këtë takim edhe kandidatët fitues të zgjedhur nga e djathta dhe mësoi se ata nuk e kanë pranuar ftesën. Sipas tyre kjo nuk lidhet me faktin se janë thirrur nga kryeministri, por sepse ata ende nuk janë certifikuar nga KQZ dhe për më tepër ende nuk e kanë marrë mandatin e kryebashkiakut. Disa prej kryebashkiakëve të kontaktuar nga lapsi.al thanë se ky është një takim i parakohshëm dhe që shpreh një zell të tepruar të kreut të qeverisë. Të njëjtët kryebashkiakë thanë se janë marrë në telefon për të konfirmuar takimin, por nuk iu është dhënë asnjë detaj më shumë për këtë takim. Sipas tyre nuk ka asnjë axhendë apo platformë ku do të mbështetet ky takim. Në këto kushte ata thanë se kanë refuzuar të marrin pjesë në një “show” të kreut të qeverisë apo të bëhen dekor në shfaqjet e tij televizive. 

SHKARKO APP