Kryebashkiakja e Dimalit në SPAK, do hetohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh
Kryetarja e Bashkisë së Dimalit, Juljana Memaj, do të hetohet nga SPAK. Vendimi është marrë nga Gjykata e Beratit, e cila ka vendosur që çështja të shkojë në Prokurorinë e Posaçme, pas një gjyqi gati 2-vjeçar me familjen e Petrit Baho nga Poshnja e Beratit.
Gjykata e Beratit e përcolli në SPAK vendimin për të hetuar zyrtaren Memaj për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentesh”.
Kanë qenë bashkëshortët Baho nga fshati Poshnje të cilët denoncuan Bashkinë Dimal 2 vite më parë pasi kur bashkia Dimal pronën e tyre, të cilën bashkëshortët thonë se e disponojnë me certifikata të rregullta, ia dha një shtetasi tjetër për ndërtimin e një resorti.
Bashkëshortët Baho denoncuan kryebashkiaken e Dimalit Juljana Memaj si dhe 2 punonjës të IMT-së për shpërdorim detyre, shkatërrim të pronës private, mashtrim dhe falsifikim.
KOHA JONË SONDAZH

