Kryebashkiakja e Durrësit largohet nga Komisioni hetimor. Jorida Tabaku: Do ta padisim

Janë shënuar debate në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve. Kryetarja aktuale e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, e thirrur në cilësinë e dëshmitares në këtë komision, ka treguar se çfarë masash janë marrë për menaxhimin e mbetjeve dhe më pas ka zgjedhur të largohet nga seanca.

Ky veprim ka ngjallur reagime nga deputetët e opozitës, më konkretisht nga kryetarja e komisionit Jorida Tabaku e cila ka thënë se bazuar në ligj do e padisë Sakon pasi refuzoi të dëshmojë.

Pjesë nga debati

Sako: Porto Romano ishte një gangrenë 30-vjeçare. Kemi pasur protesta të herë pas hershme. Nuk kemi pas kapacitetet për të mbyllur këtë depozitim. Zona ka interes për zhvillim. Për banorët, është një vlerë e shtuar se është një park publik dhe sot situata është tjetërsisht e ndryshuar.

Xhafaj: Në vlerësimin tuaj, si pasojë e efekteve të tërmetit, sa do të ishte shtesa e të gjitha kapaciteteve të krijuara edhe nga shkatërrimet që duhet bërë nga kapacitetet e bashkisë?

Sako: Gjatë tërmetit pati volume shtesë për arsye të pallateve të shembura që u depozituan në vendin ekzistues të proto Romanos, para se të kthehej në park. Nga fotot që tregova tregohet se cka qenë Porto Romano, ka qenë një depozitim i hapur. Sot falë ndërhyrjeve nga qeveria, kemi një park në mes të qytetit.

Zhupa: Zonja Sako do ju pyes me shumë qetësi. Edhe njëherë ju kur depozitonit mbetjet në landfillin e Sharrës, pa asnjë kontratë e pagesë, a nu keni ndonjë dokument për këtë?

Sako: Jo vetëm arrogancë edhe injorancë, sepse shoh që skeni dëgjuar ligjin e thërritem këtu kot, në një objekt që është jashtë objektit tuaj.

Tabaku: Objekti i këtij hetimi është që landifilli i Sharrës është kthyer në një monopol e si jeni detyruar…

Sako: S’na ka detyruar askush.

Zhupa: Meqenëse arritët suksesin të punoni pa kontratë dhe si kaluat në nevojën për të lidhur kontratë?

Sako: E keni pbulike, Sharra është një landfill që depozitohen mbetjet, e keni online të gjitha procedurat e ndjekura. Ju donit që plehrat ti lija në rrugë? Ma thoni ku t’i dërgoja.

Zhupa: Përgjigja juaj thotë meqë isha në gjendje emergjence shkela ligjin. Nëse je kryetare në detyrë duhe të thoje ligjin dhe nenin që ke zbatuar. Nuk ka pikë që legjitimiton zonjën Sako për të bërë negocim. Pyetja u bë që Sako të pranojë para qytetarëve se ka shkelur ligjin dhe ajo e pranoi.

Sako: Më 6 mars do merrni përgjigjet, sepse po hidhni baltë, po hidhni baltë.

Tabaku: Me Vangjush Dakon?

Sako: Më datë 6 mars do të merrni përgjigjen për pyetjen, jam shumë e qetë.

SHKARKO APP