Kryebashkiaku bie pre e mesazheve të rreme, bën postimin e çuditshëm dhe frikëson qytetarët: Mos dilni nga shtëpia për një javë

Në një kohë kur vendi është nën ethet e përhapjes së koronavirusit, nuk mungojnë as rastet e personave që abuzojnë, apo përpiqen që të ngjallin panik në këtë situatë. Kjo ndodh edhe në mesazhe fake që përhapen, ku pre e të cilave ka rënë sot dhe kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi.

Duke iu referuar një sms-je që supozohet të ishte shpërndarë nga drejtoresha e ISHP-së Albana Fico, peçi iu kërkon qytetarëve që të mos dalin nga shtëpia as për të bërë pazar.

“Te nderuar miq, nga mjeket dhe institucionet e shendetesise po na kerkojne me pergjerime qe deri ne fund te kesaj jave te pakten askush te mos dale nga shtepia, as per pazar.

Eshte situate teper serioze. Kerkohet te lajmerojme sa me shume njerez. Shpresojme ta merrni seriozisht kete mesazh dhe qe te beje sa me shume efekt. (mua sapo me shperndane kete)”, shkruan Peçi në rrjetet sociale.

Ndërkohë që Instituti i Shëndetit Publik i përgënjeshtroi mesazhet e qarkulluara këto ditë mbi një korrespondencë personale të drejtoreshës së ISHP mbi situatën aktuale të COVID-19, dhe iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që në këto momente të rëndësishme të mos bien pre e lajmeve dhe mesazheve të rreme.

SHKARKO APP