Kryebashkiaku Dredha: Qyteti ka pasur rekord turistësh! Në 2025 synojmë fluturimin e parë në aeroportin e Vlorës

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha thotë se ka pasur një bum të madh turistik e se janë krenar që e kanë përballuar me sukses gjithë këtë fluks të madh. Po ashtu Dredha u shpreh se fokus i turizmit ka qenë promovimi i traditës dhe i pjesës historike. Kryetari i bashkisë së Vlorës tha edhe se shikohet si domosdoshmëri shtimi i pjesë akomoduese.

”Është një bum turistik për të cilin duhet të jemi krenar dhe ta përballojmë me sukës gjithë këtë surprizë të madhe. Unë e kam thënë shpesh është edhe në pjesën e promocionit që i kemi bërë Shqipërisë. Gjithë ky stafi i diplomatik kemi qenë të fokusuar që ta ngremë sa më shumë vëmendjen në drejtim të Shqipërisë për të qenë një nga destinacion turistik sidomos në rajonin e Mesdheut. Është pjesa e zbulimit të të panjohurës, sepse njerëzit janë të lodhur me atë turizmin standard që lidhen me rezortet duna diçka ndryshe reale më të prekshmen.

Ne po promovojnë atë pjesën e traditës që do të thotë është tek pjesa e ushqimit tek pjesa historike. Kemi një përqindje 26% më shumë se viti i kaluar. Ky është viti më i suksesshëm fakti që ky numër është i lartë ka një reaksion zinxhir sa i takon turistëve që kanë qenë më parë në Shqipëri. Është shumë i lidhur edhe tek pjesa e kapaciteteve akomoduese. Kemi arritur në shifra rekord. E shikojmë si domosdoshmëri të shtojmë kapacitete akomoduese në qytet dhe të vlerësojmë edhe më shumë pjesën e shërbimit”,-tha Dredha për ”Report Tv”.

I pyetur për aeroportin e Vlorës, kryebashkiaku i Vlorës u shpreh se fluturimi i parë do të realizohet në janar 2025. ”Fluturimi i parë në janar 2025 shpresoj mos të kemi asnjë pengesë rrugës. Kjo do të kthejë edhe një herë vëmendjen nga Vlora”.

SHKARKO APP