Kryebashkiaku Erion Veliaj falënderon policinë e shtetit, të bashkisë dhe qytetarët tiranas për Finalen e Madhe, Roma-Fejnord
Aktualitet Kryesore E Shtunë, 28 Maj 2022 10:02
Sot Erion Veliaj mblodhi drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit për ti falenderuar për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm gjatë Finales Roma-Fejnord.
“FALEMINDERIT!
Për secilin prej atyre që u përkushtuan me mish e shpirt, që Tirana të dilte faqebardhë nga mikpritja e finales së Uefa Conference League.
U jam mirënjohës të gjithë punonjësve të policisësë Shtetit dhe asaj Bashkiake, secilës prej skuadrave tona të palodhura të pastrimit, që e kthyen qytetin xixë në pak kohë, shërbimeve të transportit, ajror e portual- MIRËNJOHËS të gjithë qytetarëve të Tiranës, që treguan se janë mikpritës dhe dashamirës!”- u tha sot kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj punonjësve të policisë së shtetit dhe asaj bashkiake.
Në të vertetë puna e policisë, sidomos natë e parë para Finales së Madhe, ishte korrekte dhe profesioniste, kur turma tifozësh hollandezë morën rrugët e kryeqytetit për të krijuar rrëmujë dhe kaos.
Ndaj falenderimi shkon për policinë e shtetit, e natyrisht dhe atë bashkiake të Tiranës.